Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt.
Reagimi erdhi pas deklaratës së Jasharajt se: “Sa t’ketë SBAShK, s’do të ketë testim të mësimdhënësëve”.
Sipas Zogianit, “pikëvështrim i shekullit të kaluar mbi edukimin i SBAShK-ut, ka me lënë pasoja të mëdha për Kosovën dhe mbase do ta paaftësojë sistemin kosovar të edukimit për tu përshtatur me shekullim XXI”.
Postimi i plotë
“Sa t’ketë SBAShK, s’do të ketë testim të mësimdhënësëve”, thotë fosili edukativ i shekullit të kaluar, Rrahman Jasharaj!
Unë po them sa t’kenë rol në arsim njerëz të tillë, Kosova do të ngelet në shekullin e kaluar dhe prandaj, në fund të listës PISA!
Ky pikëvështrim i shekullit të kaluar mbi edukimin i SBAShK-ut, ka me lënë pasoja të mëdha për Kosovën dhe mbase do ta paaftësojë sistemin kosovar të edukimit për tu përshtatur me shekullim XXI.
Kjo deklaratë është e papërgjegjshme!
Institucionet moderne të edukimit zbatojnë koncepte të studimit e testimit të vazhdueshëm të mësimdhënësëve!