Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibish Zabelaj nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, sot i ka dhuruar 20 mijë kilogram miell, për familjet në nevojë. Këtë donacion, veterani Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në komunë, duke ja dorëzuar këtë donacionit, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që familjet përfituese të jenë nga lista e skemave sociale.
Nga ana tjetër, veterani i UÇK-së, Ibish Zabelaj, ka thënë se “të ndihmosh të tjerët është njerëzore, por për mua si veteran i luftës, me bën të ndihem mirë, pasi e konsideroj, se përveç kontributit në luftë, po vazhdoj të njëjtën ta bëj edhe tani, që brenda mundësive, të ndihmoj ata që kanë nevojë, pasi kontributi i të gjithë veteranëve, nuk është vetëm në kohën e luftës, por edhe tani kur kemi mundësi dhe zemër”.