Gjyqtari tregon pse e ndërpreu meçin e Haxhi Krasniqit dhe çfarë i ndodhi në ring

Gjyqtari Ajet Rrecaj është në qendër të vëmendjes jo vetëm në Kosovë.

Komente dhe polemika të panumërta, duke e fajësuar Rrecajn se ia dhuroi fitoren Haxhi Krasniqit në meçin me francezin Nadjib Muhammed, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rrecaj e ka pranuar se e ka toleruar më shumë se sa duhej boksierin kundërshtar, sipas tij, me rregullore është dashur me diskualifikuar më herët Muhammedin.

“Z. Rrecaj, jeni në qendër të kritikave, pse vendose më ndërpre meçin në rundin e nëntë?

Ahet Rrecaj: Në bazë të rregullave, dy herë jepet vërejtje publike, ndërsa në të tretën diskualifikohesh. E kam toleruar edhe një herë, para se me ndërpre meçin.

E keni toleruar?

Ajet Rrecaj: Po, kur i kam thënë në një moment stop, stop, me dy duart e tija me ka rënë në dorë dhe i kam dhënë vërejtje publike. Kam pritur që po përmirësohet.

Nuk u përmirësua?

Ajet Rrecaj: E lejova për shkak të opinionit dhe ishte mysafir. Prisja që po përmirësove por nuk u përmirësua.

Keni pritur deri në rundin e nëntë?

Ajet Rrecaj: Me vërejtjen e katërt është dashur të ndalojë meçin. Vërehet edhe në video kur ai i bie shuplakë pas kokës Haxhi Krasniqit, pra në rundin e nëntë për atë edhe vendosa me ndërpre. Vendosa me diskualifikuar.

Po e pranoni që keni tejkaluar rregullat?

Ajet Rrecaj: Këtë e bëra vetëm për shkak të shikuesve, një atmosferë e bukur për atë edhe bëra tolerime. Tash në opinion dëgjon gjithçka.

Kush ka qenë fitues deri në rundin e nëntë sipas asaj që u tregua në ring?

Ajet Rrecaj: Sipas tre gjyqtarëve që ishin poshtë ringut, sipas vlerësimeve të tyre, në të gjitha rundet Haxhiu ka qenë fitues.

Këtë e them sipas tre gjyqtarëve që i kanë nxjerrë pikët deri në atë moment.

Ata kështu kanë vendosur deri në atë moment. Unë e kam ndërpre meçin për shkak të vërejtjeve publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.