‘Shpërthen’ Robin Krasniqi ndaj atyre që e kritikuan pas meçit ndaj Nadjib Mohammedit

Boksieri me famë botërore, Robin Krasniqi, i është përgjigjur kritikave pas meçit ndaj Nadjib Mohammedit.

Publiku kosovar e kritikoi paraqitjen e Krasniqit, madje duke e vënë në pikëpyetje edhe meritën e fitores së tij ndaj algjerianit me nënshtetësi franceze.

“Reagim nga Robin Krasniqi për ‘Ekspertët’ e boksit të rrjeteve sociale, si dhe për komentatorët e duelit: Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të”, shkroi Robin Krasniqi.

Tutje, ai ironizoi me ata që e kritikuan në rrjetet sociale.

“Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropianë dhe dhjetëra tituj internacionalë, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren”, tha ai.

Krasniqi thotë se u kritikua nga ata që bëjnë çdo gjë për të fituar klikime në rrjete sociale.

“Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtarë që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi”.

“Me këto dy grupet e para, me të vërtetë nuk do të merrem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionistë të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam mbetur pa koment dhe vërtet secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj!”, vijoi ai.

Ndryshe, meçi mes Robin Krasniqit dhe ndaj Nobin Mohammedit u ndërpre nga gjyqtari kosovar në rundin e 9-të, për shkak të disa goditjeve pas koke ndaj Krasniqit, të cilat nuk janë të lejuara në sportin e boksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.