Nagip Krasniqit i ndalohet gjysma e pagës së tij në KEK

Si Kryeshef i Ndërmarrjes Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ishte paguar rreth 3500 euro në muaj për punën në korporatë, derisa paga mesatare e një punëtori në ndërmarrje është 627 euro.

Krasniqi i cili është pezulluar nga detyra katër muaj më parë, tashmë ai merr vetëm 50% të pagës, ndërsa gjymsa tjetër e pagës i ndalohet nga ndërmarrja.

Sipas llogaritjeve, kryeshefi i pezulluar paguhet 1750 euro në muaj.

Edhe në Agjencinë Kundër Korrupsion, Krasniqi kishte deklaruar një banesë 90 metra katrorë, në vlerë prej 67 mijë e 500 euro, një shtëpi 335 metra katror në vlerë prej 119 mijë euro, dhe një tokë bujqësore që kap vlerën 31 mijë euro.

Më 25 prill Bordi i Drejtorëve të KEK-ut kishte marr vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit, nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interest.

Krasniqi dyshohet se në pozitë të kryeshefit ka ushtruar ndikim te zyrtarë të prokurimit për lidhjen e kontratave të dëmshme.

Këto akuza i ka mohuar Krasniqi në seancën e caktimit të masës së paraburgimit.

Ndërsa në KEK kanë thënë se kontrata për të cilën po dyshohet Krasniqi është anuluar në mars, pas dështimeve të operatorit ekonomik për t’i përmbushur detyrimet kontraktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.