Goditja e dy këmbësorëve në Prishtinë: “Blick” zbulon një detaj të ri për skenën shqetësuese

Policia e Kosovës është në kërkim të një të dyshuari që ka lidhje me Zvicrën. Këtë herë një shofer ka goditur dhe ka plagosur dy persona

Skena shqetësuese është incizuar nga kamerat: derisa dy viktimat po ecin në rrugë, ata përplasen nga një makinë.

 

Agron Borovci, zëdhënës i policisë në Prishtinë, ka konfirmuar për Blick se hetimet po zhvillohen për tentim-vrasje.

Gjithashtu ai ka thënë se makina është Audi me targa të huaja. Sipas hulumtimit të Blick, targat e veturës janë të kantonit të Friburgut.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00 të së hënës. Vendi i aksidentit është në rrugën Dervish Çollaku mes Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë Borovci, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.