Tahiri i PDK-së, tregon se për pagat po dorëzohet kallëzim penal kundër Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu

“Kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ministri Hekuran Murati. Prandaj nuk do të marrim pjesë më tutje në mbledhje në përgatitje të seancës së radhës. Sot duhet të them që do të ngremë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njofton se për shkak të mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati dhe sekretarit të ministrisë Enis Spahiu.

Në një paraqitje para mediave, Abelard Tahiri, thotë se PDK e ka lëshuar edhe mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësmidhënës.

“Lëshuam mbledhjen e kryesisë në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës në nivelin lokal. E kemi thënë edhe me herët se ky është vendim i paligjshëm dhe veprim arrogant i një ministri të papërgjeshëm të Ministrit të Financave, i cili cenon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve. Kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ministri Hekuran Murati. Prandaj nuk do të marrim pjesë më tutje në mbledhje në përgatitje të seancës së radhës. Sot duhet të them që do të ngremë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.