Kjo kontratë në mes të Qeverisë së Kosovës me përfaqësues shefin e stafit të Kurtit, Luan Dalipin dhe kompanisë në fjalë është nënshkruar më 20 shtator të vitit 2022, derisa nuk dihet se cila është shuma që Kosova do t’ia paguajë lobistit amerikan për shërbimet që do t’i kryejë.
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, ka nisur të paguaj për lobim në SHBA. Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në faqen zyrtare të tyre kanë publikuar kontratën e lidhur në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe firmës së lobistit amerikan, Roy Bailey “Strategic Advisors, LLC”.
Roy Bailey është një lobist i fuqishëm amerikan i cili njihet për lidhjen e tij të ngushtë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Madje siç shkruan CNBC, Bailey ka qenë edhe bashkë financues i fushatës së Donald Trump në Teksas.
Ndërkohë një tekst tjetër i gazetës “Politico” ka treguar për bisedën që kanë pasur me Bailey e në të cilën kishte treguar se po mblidhte fonde për “America Fist Action” një konferencë e aktivizimit politik e lidhur me Trumpin.
Bailey gjithashtu ka lidhje tepër të forta me Rudy Guilianin, avokat që ka shërbyer për Donald Trump. Bailey dhe Guliani kanë punuar për afër dy dekada në “Giuliani Partners”.
Ky lobist amerikan ka shërbyer gjithashtu si drejtues financash i fushatës presidenciale jetëshkurtër të Giulianit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë fushatës zgjedhore në Amerikë kishte bërë thirrje hapur amerikanët të votonin për Joe Biden si president i Shtetve të Bashkuara të Amerikës pas një raporti të tmerrshëm që ka pasur me administratën e Donald Trump dhe emisarin e ish-presidentit amerikan, Richard Grenell.