Nëse miratohet ligji i propozuar sot, çdo shtetas gjerman do të ketë të drejtë të posedojë deri në 25 gramë kanabis dhe të kultivojë 3 bimë për përdorim personal. Projekt/ligji i Ministrisë së Shëndetësisë ka hasur në kundërshti të forta si nga partia e kancelarit Scholz, ashtu edhe nga opozita.
Projektligji parashikon që çdo qytetar mbi 18 vjeç të ketë të drejtë ligjore të posedojë deri në 25 gramë kanabis si dhe të kultivojnë deri në tre bimë për përdorim personal. Droga, sipas projektligjit, mund të vihet në dispozicion përmes të ashtuquajturave klube kanabisi.
Megjithatë, sipas draftit, asnjë produkt kanabisi nuk do të lejohet të përdoret në vetë klubet ose brenda një rrezeje prej 250 metrash.
“Nëse ka diçka që nuk na nevojitet, atëherë është ky ligj. Përvojat e vendeve të tjera tregojnë se legalizimi shkakton një rritje të madhe të konsumit”, tha Grote
Kundër ligjit të propozuar kanë dalë gjithashtu ligjvënës konservatorë nga disa shtete. Ministri i Brendshëm i shtetit lindor të Saksonisë, Armin Schuster, tha se ky ligj do të sjellë me vete një humbje të plotë të kontrollit mbi drogën, teksa akuzoi qeverinë për dëmtim të mundshëm të shëndetit psikologjik të fëmijëve dhe të rinjve në veçanti. Projektligji do të debatohet nga dhoma e ulët e parlamentit, Bundestag, pas pushimeve të verës dhe ka të ngjarë të pësojë një sërë ndryshimesh në proces.