Besnik Mujeci i VV-së mund të ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se Besnik Mujeci, ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, mund të ekstradohet në Kosovë. Mujeci është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.

Për këtë çështje Bajraktari ka sqaruar se të dy shtetet kanë marrëveshje të bashkëpunimit për këtë çështje që nga viti 2012.

Sipas tij, nuk ka pengesë ligjore që procedura të transferohet e të zhvillohet nga institucionet tona, ngase këto vepra hyjnë edhe në kuadër të Kodit Penal të Kosovës.

Bajraktari pohoi për eo se Kodi Penal i Kosovës e përcakton se për vepra të tilla penale dënimet mund të shkojnë nderi në 15 vjet.

“Sa i përket çështjes së transferimit të procedurës, në rrjedh të saj sa i përket dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, këto dyja kanë marrëveshje bashkëpunimi nga viti 2012 edhe sa i përket çështjes së ekstradimit dhe sa i përket çështjes së bashkëpunimit në faza të tjera të procedurës penale në kudër të së cilës parashihet edhe çështja e transferimit”.

“Andaj edhe legjislacioni penal edhe fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar në çështje penale si dhe marrëveshjet respektive të të dyja vendeve e lejojnë mundësinë me kërkesë të cilës do prej palëve të përfshirë në këtë proces, andaj rrjedhimisht nuk besoj që ka ndonjë pengës ligjore sa i përket çështjes së fillimisht kërkesë dhe pastaj edhe transferimit të procedurës e cila mund të zhvillohet në kuadër të institucioneve tona”.

 

“Fillimisht në bazë të informatave që ka tashmë opinioni publik për zotriun në fjalë, kam përshtypjen që rëndojnë akuza në lidhje me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e pa autorizuar të narkotikëve dhe substancave të tjera spikotorpe ose analoge të përcaktuar me neni 264 të Kodit Penal të Republikës sonë. E që sipas asaj që kemi parë kjo vepre supozohet së është kryer në territorin e jashtëm të Republikës sonë, përkatësisht në Republikën e Shqipërisë. Sa i përket çështjes së legjislacionit tonë penal kjo vepre hynë në kategorinë e veprave penale të cilat zbatohen dhe legjislacioni ynë penal edhe për vepra penale të cilat kryhen jashtë territorit të Kosovës. Të tilla për ta thënë neni 108 i Kodit tonë Penal”.

“Fillimisht duhet pasur parasysh që është faze e herëshme, mirëpo unë dua të përcaktoj ose të theksoj sa i përket ndëshkueshmëris për sa i përket këtyre kategorive… këtë e përcakton nën 267 i Kodit tonë Penal ndëshkueshmëri e të cili është deri në 10 vite. Ndërsa i njëjti vepron pjesë e grupit të strukturuar kriminal këtë e përcakton neni 275 i Kodit Penal ndëshkueshmëri e të cilit mund të bëhet deri në 15 vite”.

Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Mujeci, së bashku me katër persona të tjerë, Mithat Ramadani po ashtu banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të tre banues në Tiranë, dyshohet se kanë kaluar drogën nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.