Tre policë serbë kanë dhënë dorëheqje nga detyra e tyre në veri të vendit.
Në anën tjetër, kanë reaguar edhe ambasadoreë të jashtëm në Kosovë të cilët thonë se dorëheqja e policëve është shqetësuese, teksa shfaq dyshimet që mund të jenë të ndikuara nga jashtë.
Ndërkohë, raportohet se pak më herët janë dorëhequr edhe dy policë të tjerë.
Këta të fundit, dorëheqjen e tyre e kanë arsyetuar me deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Policia e Kosovës është pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Policia jonë, së cilës ju keni bashkuar, është vijimësi e Ushtrisë sonë Çlirimtare. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë në përpjekjet për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për ta ngritur dhe për ta forcuar Republikën tonë” kishte deklaruar Kurti një muaj më parë në ditën e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.