Në kryeqytetin e Kosovës nuk kanë të ndalur rrahjet e të mushuarve.
Pak ditë pasi u rrahen disa pensionistë, ka ndodhur edhe një rrahje tjetër.
Kësaj radhe disa persona të moshuar janë rrahur në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.
Në videon që e ka postuar “Vrojtuesit e Lagjes” shihen derisa grushtohen dy të moshuar me njëri tjetrin, të tjerët shohin mirëpo nuk ndërmarrin asnjë veprim.
Në një moment të caktuar një nga të moshuarit tjerë që ishte prezent aty arrin t’i ndajë mirëpo me vëshitërsi.
Nuk dihet nëse për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.