Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ia ka uruar sot ditëlindjen ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Clinton vazhdimisht e thotë me mburrje se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të popullit të Kosovës mbetet një nga trashëgimitë më të ndritura të administratës së tij.
“Bill Clinton, miku i madh i Kosovës sot feston 77 vjetorin e lindjes.
Presidenti Clinton e thotë gjithmonë me mburrje se vendimi për të ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtje të popullit të Kosovës mbetet një nga trashigimitë më të ndritura të administratës së tij”, ka shkruar Çitaku.