Edhe pak ditë për të përfituar subvencionim për shtëpi

 

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se buxheti prej 10 milionë euro, i destinuar për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, tashmë është drejt përfundimit.

“Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës të arritjes së tyre dhe tashmë janë dorëzuar edhe letrat e para të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument, duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike (Thirrja Publike) deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë”, thuhet në njoftim.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ditë më parë ka shpallur thirrjen publike për zbatimin e projektit emergje“Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit” me qëllim të përmirësimit të kursimit të energjisë dhe rritjes së mirëqenies në shtëpitë individuale.

Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Masat e Efiçiencës së Energjisë përfshijnë termoizolimin e mureve të jashtme; termoizolimin e kulmit; dhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.