Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga sot ( 21 gusht), do të nis puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronomi.
Këtë e ka kumtuar Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi Facebook.
“21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftimin e komunës.