Shifër qesharake u është ndarë punëtorëve të gazetës “Rilindja” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Nga 20 mijë euro sa ishte paraparë të kompensoheshin, të njëjtit, kanë marrë nga 2000 deri në 3000 euro.
Zeqir Bekolli, drejtor i gazetës Rilindja, ka konfirmuar për “Indeksonline” se punëtorët e mediumit që “dridhi ish-Jugosllavinë”, kanë marrë mjetet e para të stazhit të punës, 20 përqindëshi.
Sipas Bekollit, nga ky 20% mund të llogaritet një shifër prej 3 milionë euro kompensim.
“Na kanë dëmtuar shumë. U dashtë të merren diku 20 mijë euro, tani i kemi marrë 2000 deri 3000. 113 nga gazeta “Rilindja” . Në këtë vlerë i kanë futur edhe punëtorët e Shitjes dhe të Shtypshkronjës duke e rritur shifrën në 700 edhe pse këto ndërmarrje janë privatizuar më herët .
Sidomos, ka vërejtje te punëtorët e Shitjes që po flitet dyshohet se kanë futur njerëz që kanë qenë me kontrata afat shkurtra”, tha ai.
Më tej, Bekolli shtoi se karakteristikat tjetër është se Qeveria i ka derdhur 3.3 milionë euro për Rilindjen. Në vendim të AKP-së për shpërndarjen theksohen mbi 2.2 milion euro.
“1.8 milionë tani në fazën e parë janë shpërnda.
Afro 70 ankesa janë në Gjykatë dhe shkaku kësaj ndalen 20% të mjeteve”, tha ai.
Më tej, drejtori i Rilindjes potencoi se kanë edhe një problem me truallin 5.5 hektarë, që i ka kompleksi i Rilindjes.
“Kemi hulumtuar në atë drejtim, në Kadastrën e Prishtinës na kanë njoftuar se trualli është ndarë në 3 pjesë: Një pjesë ish-drithnikut, një komunës së Prishtinës dhe një pjesë Qeverisë.
Neve na intereson edhe 20% i truallit. Jemi të diskriminuar sepse më së më herët është folur për 20 mijë euro” për një punëtor, u shpreh ai. /DTV/