PSG pranë akordit me sulmuesin e Frankfurtit për 70 milionë euro

Kolo Muani, i cili u ndoq për shumë kohë nga Bayern Munchen ka zgjedhur ta vijojë karrierën në Francë. PSG është në bisedime me shqiponjat e Frankfurtit dhe bëhet fjalë për një ofertë të rëndësishme, 70 milionë euro menjëherë dhe 10 të tjera në formë bonusesh.

Eintracht e ka pranuar dhe gjatë orëve të ardhshme 24-vjecari i Kombëtares Franceze pritet të zbarkojë në Paris për të kryet testet mjekësore dhe fizike.

Gjatë këtij sesioni veror, PSG ka larguar Messi dhe Neymar ndërsa ka transferuar në “Parc de Princes” emra të rëndësishëm si Dembele apo Goncalo Ramos.

Muani ishte protagonist në finalen e Katar 2022 përballë Argjentinës teksa u ndal në minutën e fundit të shtesës nga portieri i kampionëve të botës, Dibu Martinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.