Tifozi tërbohet me trajnerin serb: Nuk je në Serbi këtu

Momente tensioni kanë shoqëruar duelin e tenisit mes Borna Gojos dhe Adrian Andrievit, të vlefshëm për “US Open”.

Ish-tenisti serb, Viktor Troiçki i ka kërkuar njërit prej tifozëve të ulte zërin e tij gjatë thirrjeve mbështetëse për kroatin Gojo.

Kërkesa e trajnerit serb nuk i ka pëlqyer aspak tifozit, i cili është ngritur nga vendi i tij dhe ka kërkuar një konfrontim me të.

Tifozi në fjalë është parë i tensionuar, teksa i drejtohet Troiçkit me një ton të lartë të zërit.

Ndër të tjera ai është dëgjuar të ketë thënë: “Këtu është New York, jo Serbia jote e m****”.

Është dashur ndërhyrja e të pranishmëve të tjerë për të shmangur një përplasje fizike mes të dyve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.