Qeveria e Kosovës në shtator të vitit 2021 kishte filluar zbatimin e masës 3.5 – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për fëmijë.
Për fëmijët nën moshën 16 vjeç mbështetja është 10 euro në muaj kurse për fëmijët e moshës 0-24 muaj është 20 euro në muaj.
Këtë mbështetje nuk e gëzojnë fëmijët me shtetësi të Kosovës, por që nuk jetojnë këtu.
Ministria e Financave kanë pohuar se të drejtë për të përfituar nga Shtesat për Fëmijë kanë vetëm fëmijët me shtetësi të Republikës së Kosovës, e të cilët jetojnë në Kosovë.
Siç theksojnë tutje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka mekanizmat e saj përmes të cilave verifikohen përfituesit nga Shtesat për Fëmijë.
Kujtojmë se aplikimin duhet ta bëjë nëna e fëmijës. Në rastet kur nëna mungon, aplikimin mund ta bëjë babai ose kujdestari ligjor i fëmijës.
Un qe dy vjet kom vajzen as ni her si kom mar parat per qikes