Rritet konsumi i energjisë, bie prodhimi i thëngjillit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas ASK-së konsumi i energjisë elektrike ka qenë më i madh në qershor të këtij viti, krahasuar  me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh, ose 4,73% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022). Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 19,6%”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq sipas ASK-së ka më pak thengjill të prodhuar.

“Më pak thëngjill i prodhuar në maj 2023 sesa në maj 2022. Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.89 mijë ton, ose 17,43% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak, Qershor 2022“, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.