Ballkani nga Theranda, kampion i Kosovës, një ndeshje është larg fazës së grupeve të Conference League në futboll.
Djelmoshat e Ilir Dajës dhuruan një lojë të madhe, sidomos në 45 minutat e dytë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 skuadrës bjelloruse, BATE Borisov, në ndeshjen e parë të play-off-i.
Rreth 8 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, panë një lojë të bukur.
Ballkani – BATE Borisov 4:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Chinkov (Bullgaria).
Shënues: Jashanica (31’), Tolaj (58’ e 67’), Thaqi (81’) – Laptev (10’).
Kartona të verdhë: Trashi, Dellova – Gromyka, Khadarkevich, Podstrelov.
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Korenica (Ramadani 90+2’), Kuç, Kryeziu (Limaj 80’), Gripshi, Berisha, Tolaj (Potoku 90+2′).
BATE Borisov: Kudravets, Nechaev, Khadarkevich, Bane, Jimoh, Gromyka (Islamovic 77’), Bocharov, Grechikho (Shestyuk 87’, Malkevich (Podstrelov 77’), Laptev (Antilevski 77’), Kontsevoi.
Futbollisti Blerat Tolaj ka pas mbrëmjen e tij, duke shënuar brenda nëntë minutave, në minutën e 58-të e 67-të.
Laptev në minutën e 10-të ka shfrytëzuar një reagim të dobët të mbrojtjes së Ballkanit, duke shënuar për 0:1.
Në minutën e 14-të, Ballkani i afrohet barazimit, por Gripshi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 31-të, Bajram Jashanica me dinakërinë e tij ka barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e 58, Thaqi harkon për mrekulli dhe Tolaj godet saktë me kokë, 2:1.
Më minutën e 67-të, Tolaj sërish protagonist duke shënuar për 3:1.
Në fund të takimit, Armend Thaqi ashtu si di ai, realizon për fitoren e thellë, 4:1.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mezokiovesz të Hungarisë, Ballkani veç me një këmbë gjendet në fazën e grupeve.