Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se në vetëm një javë janë bërë 724 aplikime në thirrjen për subvencionim të pajisjeve.
Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.
ME njofton se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.
Ky është njoftimi i plotë:
1 javë dhe 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve.
❗Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.
Për t’u informuar më shumë rreth subvencionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
🔗 Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
🔗 Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468