Emërohet kryeshef i ri, Evetar Zeqiri shef i KOSTT-it

“Pas zhvillimit të një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mbledhjen e mbajtur me 6 Tetor 2022, në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT z.Evetar Zeqiri.”, thuhet në njoftim.

Bordi i Drejtorëve të KOSTT ka emëruar Evetar Zeqirin, kryeshef të këtij institucioni.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media nga KOSTT.

Sipas këtij njoftimi Evetar Zeqiri ka studiuar për Master në Administrim Publik (MPA) në Menaxhim Strategjik dhe Lidership, në Universitetin e Illinoisit Verior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si bursist i programit për Lidership Transformues, program ky i bashkë financuar nga Qeveria Amerikane përmes USAID dhe Qeveria e Kosovës.

“Po ashtu ai më herët ka mbaruar edhe një Master në Administrim të Biznesit (MBA) në Financa në Universitetin e Sheffield, në Mbretëri të Bashkuar. Studimet themelore i ka përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë, në Unversitetin e Prishtinës. Z. Zeqiri ka një sërë kualifikimesh profesionale me renome vendore dhe ndërkombëtare, si i çertifikuar si Auditor i Çertifikuar i Sektorit Publik nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, i Çertifikuar si Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik nga Ministria e Financave në Kosovë. Ai po ashtu është anëtarë i plotë në CIPFA & CMI (U.K) – dy shoqata ndërkombëtare profesionale në fushën e menaxhimit, financave, kontabilitetit, auditimit, etj.”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.