Xhudistja jonë ka fituar medaljen e bronztë me anë të repesazhit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Distria në luftën për medalje mundi izraeliten, Gefen Primo, pas një loje shumë të mirë.
Kjo është kjo medalja e dytë e bronztë botërore për Krasniqin në karrierën e saj.
Ndryshe, pejania e nisi Kampionatin mirë duke fituar në raundin e dytë ndaj xhudistes Lin Hsuan Hsu nga Taipei Kinez dhe më pas ndaj italianes Giuffrida Odette, e cila mori tri penalizime.
Në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten nga Mongolia, Khorlooodoi Bishrelt, ndërsa në gjysmëfinale u mposht me ‘pikë të artë’ nga britanikja Chelsie Giles.
Kampionia në këtë kampionat u udhëhoq nga ish bashkë-lojtarja, tani trajnerja Majlinda Kelmendi.