Produktet e qumështit me shumë yndyrë nuk janë shkaktarë të shtimit të peshës dhe kolesterinës: madje është e kundërta!

Personat të cilët konsumojnë produkte qumështore me shumë yndyrë kanë peshë më të vogël grupore, përqindje më të ulët të yndyrës trupore, vëllim më të vogël të belit dhe tension të ulët të gjakut.
Njerëzit të cilët konsumojnë produkte me shumë yndyrë kanë indeks më të vogël të masës trupore dhe kolesterinë më të ulët, theksohet në një studim të ri të bërë në Irlandë.

Rezultatet kanë treguar që konsumimi i produkteve me shumë yndyrë nuk ka të bëjë me masën trupore apo me shtimin e së ashtuquajturës kolesterinë e keqe (LDL) në gjak.

Në të vërtetë, efekti është i kundërt.

“Njerëzit të cilët kanë konsumuar shumë produkte të qumështit me shumë yndyrë kanë futur në organizëm shumë më tepër yndyrë të ngopur (të ashtuquajtur yndyrë të keqe) se ata që kanë ngrënë më pak produkte të qumështit me shumë yndyrë apo nuk kanë konsumuar fare, mirëpo kanë pasur nivel më të lartë të kolesterinës LDL”, thotë udhëheqësja e hulumtimit Prof. Emma Feeney, nga Universiteti Loyola Chicago.
E pra, si janë të mundshme rezultatet e këtilla?

Grupi i pjesëmarrësve në hulumtim, i cili ka konsumuar produkte qumështore “light”, ka pasur nivel më të lartë të kolesterinës LDL.

Shkencëtarët theksojnë që kjo është për shkak që bashkë me produktet “light” kanë konsumuar më shumë karbohidrate.

“Atë që pas këtyre rezultateve duhet patjetër të shqyrtojmë është që këta artikuj vetvetiu nuk janë shkaktarë për shtim peshe trupore apo kolesterine, por ka rëndësi ushqimi i përgjithshëm, përkatësisht artikujt e tjerë të cilët i konsumojmë bashkë me to”, thotë Feeney”.

Rezultatet janë botuar në revistën “Nutrion and Diabetes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.