Nënkryetarja e Kryesisë së Lidhjes Demoktraike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se paaftësia e Qeverisë po u kushton qytetarëve 9 milionë euro më shumë se sa buxheti i paraparë për blerjen e teksteve shkollore.
Lushaku me anë të një postimi në Facebook, tha se familjet e 260 mijë nxënësve janë të detyruar të kryejnë roline Ministrisë së Arsimit, duke i siguruar vetë librat shkollor.
“Ky është një eksperiment i pashembullt dhe i dëmshëm që nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.”, shkroi ajo.
“Pushtet i paaftë që po u kushton familjeve tona!”, përfundoi Lushaku.