/

Pacientët në Angli të parët që do ta marrin vaksinën për trajtimin e kancerit

Pacientët në Angli do të bëhen të parët në botë që përfitojnë nga një vaksinë që trajton kancerin për shtatë minuta.

Pasi u aprovua nga Agjencia e Rregullatorit të produkteve mjekësore, Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë (NHS) do të jetë sistemi i parë shëndetësor që do të fillojë injeksionin në qindra pacientë çdo vit.

“Atezolizumab” zakonisht u jepet pacientëve përmes një infuzioni, por shumë prej tyre tani do t’u jepet me injeksion, raportoi Guardian.

Ilaçi i njohur dhe si “Tecentriq” trajton lloje të ndryshme të kancerit përfshirë atë të mushkërive, gjirit, mëlçisë dhe fshikëzës. U jepet rreth 3,600 pacientëve në Angli secilin vit.

Pritet që shumicës së këtyre personave tani t’u jepet ilaçi përmes një injeksioni shtatë minuta në vend të infuzionit që zakonisht merr 30 minuta deri në një orë.

Pacientët që e marrin atezolizumabin bashkë me kimioterapinë sërish mund ta marrin ilaçin përmes infuzionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.