“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ishte deklarata skandaloze e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, të cilën e mbështeti edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.
Ai tha se ka të njëjtin mendim me Klinakun.
“Mos ja merrni për të madhe, sepse gjendja e rëndë ka qenë në Kosovë, sidomos çfarë po ndodh atje. Edhe unë me tregu drejtë qaty në një mendje jam me Klinakun, në asnjë mënyrë nuk kisha pranuar me lëshu Kosovën”, u shpreh ai.
Ai thotë se Klinaku ka dhënë vetëm një mendim.ideklaron ai.
Me këtë deklaratë të Klinakut është pajtuar edhe një këngëtar nga Drenica, Nuredin Gashi i cili është përkrahës i flakët i Klinakut, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakut.
Por, Gashi është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa Lushtaku e Klinakut vazhdojnë të mbesin të lirë për deklarata të njëjta.
Për këto deklarata ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se gjykatësit dhe prokurorët e Pronto-Mafias i amnestuan për dhjetëra akuza për korrupsion e vrasje.
Miftari përmend edhe tentim vrasjen qe iu bë avokatit Gazmend Halilaj, e që Sami Lushtaku është dënuar vetëm me 2 mijë euro.
“S’ka faj sot ky, jo, se gjykatësit e prokurorët e Adem Grabovcit, Pronto-Mafias e amnistuan për dhjetëra akuza për korrupsion, për vrasje, plaçkitje, kërcënime… herën e fundit e dënuan me 2000 euro qesharake, kur kishte organizuar tentim vrasjen e avokatit dhe ish pjesëtarit të UÇK-së, TMK-së, Gazmend Halilaj, prandaj pse ky mos me përkrahë sot thirrjen për vrasjen e kryeministrit të shtetit të Kosovës”, shkruan Miftari në Facebook.