Anëtarësimi në BE dhe pengimi i rindezjes së lufës në Kosovë e Bosnje, Soros tregon planet për rajonin

Alenxander Soros, djali i George Soros, në një artikull të publikuar në prestigjiozen amerikane “Politico” ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, specifikisht Kosovën dhe Bosnjën, si dy shtete ku nuk duhet krijohet hapësira për rindezjen e konflikteve të vjetra.

Soros këtë e ka thënë teksa ka treguar planet e angazhimit të Fondacionit në këtë pjesë të Evropës. Ai ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është jetik për të siguruar unitetin dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit dhe për të kundërshtuar një hapje të Rusisë.

Alexander Soros ka thënë se Fondacioni që drejton do të vazhdojë të mbështes degët në Moldavi dhe në Ballkanin Perëndimor, derisa ato vende punojnë drejt pranimit në Bashkim Evropian. Ai në këtë shkrim në “Politico” shkruan se George Soros e kishte mbrojtur rajonin e Ballkanit për herë të parë në vitet e 90-ta.

“Për më tepër, ne do të vazhdojmë të mbështesim fondacionet tona në Moldavi dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ato vende punojnë drejt pranimit në BE, gjë të cilën – në rastin e Ballkanit – babai im e mbrojti për herë të parë në vitet 1990. Anëtarësimi në BE është jetik për të siguruar unitetin dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit për të kundërshtuar përpjekjet për të rindezur konfliktin në Bosnje dhe Kosovë, për shembull, dhe për t’i dhënë Rusisë një hapje. Përveç kësaj, anëtarësimi në BE do të forcojë sigurinë evropiane dhe do të shmangë krijimin e një vakumi gjeopolitik”, shkruan Alexander Soros.

Leave a Reply

Your email address will not be published.