Një postim i Qeverisë Gjermane në llogarinë zyrtare në Facebook, duket ta ketë emocionuar Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.
Krejt kjo, pasi në fotografinë e parë, shihet presidentja Vjosa Osmani, bashkëshortja e tij, pranë kancelarit gjerman Olaf Scholz e presidentit francez, Emmanuel Macron.
“Qeveria Federale gjermane vendose fotografine me Presidenten e Kosoves dhe Presidentin francez si fotografi kryesore ne postimin e saj ne Facebook per Samitin e Prages”, ka shkruar Sadriu krahas postimit të tij.
Zotëriu i Parë ditë më parë deklaroi se presidentja Osmani po e shkruan historinë, pasi kjo ia doli t’i sigurojë dy foto me presidentin amerikan, Joe Biden.
Sa i përket Osmanit, ajo këto ditë ka marrë pjesë në takimin themelues të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Pragë.