Janjiq: Vuçiqi e Kurti po e bëjnë nervoz QUINT-in

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka një politikë strategjike ndaj Kosovës dhe se synimet e tij të vetme janë “blerja e kohës” dhe ruajtja e ndikimit të Listës Serbe.

Janjiq ka thënë për agjencinë Beta se në takimin e Vuçiqit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të planifikuar për 14 shtator në Bruksel, nuk do të arrihet asnjë marrëveshje konkrete.

“Si Vuçiq edhe Kurti po blejnë kohë. Të gjithë insistojnë në deeskalim dhe në thelb gjithçka zbret në dy pyetje, kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kur do të tërhiqet policia e Kosovës nga veriu. Edhe Kurti edhe Vuçiq janë larg zgjidhjes së këtyre dy problemeve thelbësore”, vlerësoi Janjiq dhe shtoi se nuk ka diskutim për kthimin e serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës.

Sipas tij, kriza e sigurisë shtypi zgjidhjet politike.

“Dhe kjo e bën grupin Quintin dhe komunitetin ndërkombëtar nervoz. Deri më tani nuk ka pasur asnjë propozim nga Beogradi se kur dhe në çfarë kushtesh do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës. Vuçiq dhe Kurti po luajnë në prag të rreziqeve të sigurisë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.