DTV pak më parë raportoi për një vjedhje që ka ndodhur në filialin e bankës BKT në sheshin e Prishtinës
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti në një përgjigje për DTV ka dhënë detaje shtesë për rastin në fjalë.
“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë”.
“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”.
“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.