Megjithëse ende nuk ka një raport të qartë në shifra mes planifikimit familjar, varfërisë së familjeve dhe ndikimit në shoqëri, ekspertët thonë se në Shqipëri ka nevojë urgjente për një strategji të re të planifikimit familjar.
Në vetëm katër vite numri familjeve në vend është pakësuar me mbi 7 mijë. Nga mbi 772 mijë në 2018-n sipas INSTAT, numri i familjeve vitin e shkuar u rrudh në 765 mijë e 551.
Ekspertët e fushës sociologjike sugjerojnë se qeveria duhet ta ketë përparësi angazhimin më gjithëpërfshirës në aspektin e planifikimit familjar, për të shmangur problemet social-ekonomike të popullsisë.