Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është komentuar përsëri për dukjen e saj.
Rita u fotografua teksa po dilte nga hoteli ku po qëndronte në Venecia të Italisë.
Ylli i muzikës kësaj here kishte të veshur një bluzë ngjyrë bezhë me një dekolte të ulët të cilën e kombinoi me një xhaketë lëkure Prada. Ajo veshi një palë pantallona të shkurtra gri të errët, ndërsa kishte mbathur edhe një palë çizme të zeza.
Ajo nuk kishte vendosur grim dhe kjo e vuri në pah bukurinë e saj natyrale.
Rita Ora po qëndron në Venecia për nder të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.