Sokol Cikalleshi i pandalshëm në Turqi. Sulmuesi i kombëtares gjeti golin me fanellën e Konyaspor në ndeshjen që këta të fundit po luajnë për llogari të kampionatit turk ndaj Basaksehir në transfertë.
33-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të teksa lëshoi një diagonale të fortë tokazi, me portierin kundërshtar që nuk mundi të bënte asgjë për të evituar golin.
Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa sulmuesi shkon në kuotën e tre golave në katër ndeshje në elitën turke.
Një lajm i shkëlqyer ky edhe për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho në prag të dy ndeshjeve të kombëtares ndaj Çekisë në transfertë dhe Polonisë në shtëpi.