Balliu titullar, por Rayo Vallecano del pa pikë nga ndeshja me Betisin

Sfida e javës së katërt të La Liga mes Real Betis dhe Rayo Vallecano është mbyllur me rezultatin 1-0.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me barazim pa gola.

Betis u tregua më kërkues dhe në minutën e 53’ Willian Jose gjeti rrugën drejt rrjetës, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren ekipit të tij.

Pavarësisht tentativave nga ana e Rayo-s për të barazuar, sfida në fund u mbyll me rezultatin 1-0.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu luajti që nga minuta e parë e deri në fund për Vallecanon, megjithatë në fund ekipi i tij doli papikë nga “Estadio Benito Villamarin”.

Betis me këtë fitore renditet në vend të gjashtë me shtatë pikë, teksa Rayo Vallecano renditet në vend të 12-të me gjashtë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.