“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e Qeverisë; për dorëheqjen e fundit të Latifit, ministrit të tretë me radhë, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dorëheqjen e Rifat Latifiti nga posti i të parit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai tha se ministri i vërtetë është kryeministri Albin Kurti, prandaj “ky është dështimi i tij”, i cili po e dëmton rëndë edhe shëndetin e qytetarëve.
Ai shtoi se LDK nuk do të lejojë që pushteti t’i ndajë e t’i ndëshkojë qytetarët.
“LDK dhe qytetarët janë bashkë dhe të pandarë. Raporti ynë me qytetarë është jetik për të ardhmen e zhvilluar dhe të sigurt të Republikës”, tha ai Abdixhiku.
Abdixhiku tha se partia e tij po qëndron bashkë me qytetarët “në ditë të vështira për të gjithë, në mënyrë që së bashku ta ndërtojmë programin qeverisës për ditë të mira të për të gjithë”.
Ai tha se në periudhën “kulminante të padëgjueshmërisë qeveritare”, LDK po i dëgjon hallet e brengat e qytetarëve anembanë vendit.