Erdogan pas takimit me Putin: Ukraina duhet të “zbusë” qasjen e saj për të rikthyer marrëveshjen e grurit

Ukraina duhet të “zbusë” qasjen e saj për të ringjallur marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, nga e cila Rusia u tërhoq në korrik, tha të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Për të qenë në gjendje të ndërmarrë hapa të përbashkët me Rusinë, Ukraina duhet të zbusë qasjen e saj. Sidomos tani, gruri i cili do të dërgohet në vendet afrikane më pak të zhvilluara të goditura nga varfëria është i rëndësishëm,” tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me Putin pas takimit.

“Putini me të drejtë nuk e aprovon nëse 44% e grurit shkon në vendet evropiane”, shtoi lideri turk. Erdogan tha se Turqia ka përgatitur një propozim të ri me Kombet e Bashkuara për të rikthyer marrëveshjen e grurit, e cila përfshin “përmirësime të rëndësishme”.

“Nga pala turke, besoj se do të jemi në gjendje të arrijmë së shpejti një zgjidhje e cila përmbush pritshmëritë (për sa i përket marrëveshjes së grurit)”, tha ai.

Marrëveshja e mëparshme e grurit nga e cila u tërhoq Rusia, u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara. Ajo zgjati rreth një vit dhe lejoi miliarda dollarë drithë dhe grurë të kalonin në mënyrë të sigurtë nga Ukraina e shkatërruar nga lufta përmes Detit të Zi./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.