Blerta Shantiri, përveç një stomatologe e suksesshme dhe e zonja,ajo poashtu është një poete e jashtëzakonshme

Ajo dikur në vitet e pasluftēs ishte si Miss Prizreni dhe Miss Kosova,pastaj ndërpreu spektaklet e ndryshme në Kosovë dhe zgjodhi Turqinë për të studiuar,ku nje pjesë të studimeve kaloi atje dhe pastaj u rikthye për t’i vazhduar studimet në Kosovë ku dhe diplomoi.

Përkushtimi i saj në stomatologji ishte një vullnet i pashterrshëm i saj,ku pa modesti mund të themi që është ndër stomatologet më të suksesshme që ka vendi ynë.
Talentet e saj janë të ndryshme,si në aktrim ku ka pasur shumë oferta të ndryshme për të qenë e pranishme në skeqe dhe filma të ndryshme,përveç aktrimit ajo një talent të veçantë ka në pikturë ku dhe aty është e mrekullueshme.

Përpos këtyre pasioneve dhe profrsioneve,Blerta siç e kemi cekur në fillim,është dhe një poete e jashtëzakonshme,ku shkruan kohë pas kohe,sidomos poezi të ndryshme të bukura.

Njërën ndër to do të keni rastin ta lexoni në vazhdim:

Dashuri
Nuk të gjeta ty rastesisht.
Shpirtërat tona,
jane binjak të betuar.
Sa shumë ëndërruam.
Sa herë u gjunjëzuam pranë
njëri tjetrit.
Duke u dashuruar,
duke ia falë gabimet e tjetrit..
Ne afshin e puthjeve dhe ledhatimeve
U robëruam ne ktë dreq ‘Dashuri’.
Shume ëmbëlsira shijuam
Sa hidhërime përjetuam.
Shumë pamë dhe asgje s’dëgjuam.
Ishin ditët e yjeve.
Dhe ne shkëlqyem me së shumti.
E zbukuruam ktë univers.
Ne të dy.
Duart tona te shtrënguara gjer në amshim.
Mos ma lesho,
Për ty egzistoj dhe jetoj.
Ti me dashurove në mendjen time.
Trupi me i bukur i yti ishte mendja ime.
Ne vendosëm të duhemi,
Ashtu papritur dhe vrrullshëm.
I bukur çasti me ty.
Mos ma lësho dorën.
Jemi të dy te bashkuar, te dashuruar.
Çdo ëmbëlsi e jona ishte karamelja e shpirtit, magjisë dhe dashurisë.
Tek ti gjeta harmoninë.
Harrova se egzistoka diqka,
Ajo qenka ,”Dashuria”.
Te dy, së bashku,
dhe ne të dy emërohemi “Një”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.