Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim rektorin e Universiteti të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.
Në njoftimin e dhënë nga Universiteti i Prishtinës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua “rreth ideve për transformim të kampusit të UP-së, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion”.
Ndërsa, komuna e Prishtinës u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv te studentët dhe komuniteti, si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës.
DTV