Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliu, po marrin pjesë në Panairin e Mobilitetit dhe Automobilave i cili po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Në këtë panair është përzgjedhur të jetë pjesë e tij edhe kompania kosovare “Electric Mobility LLC”, një startup biznes i suksesshëm, thuhet në një njoftim të Zyrës për Informim e Komunës së Prishtinës.
Kryetari Rama u shpreh se prishtinasit kanë shpirt krijues, dhe pjesmarrja e kompanisë kosovare në këtë panair është me të vërtetë krenari për vendin.
“Arritja e Electric Mobility LLC, me markat e saj ETAXI, ECHARGE dhe ETROTY prezente sot, është një burim krenarie e pamasë për Prishtinën dhe gjithë rajonin. Kjo pasqyron shpirtin inovativ të qytetit tonë dhe përkushtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm. Jam mëse i lumtur që vizioni ynë për ristrukturimin e mobilitetit në Kryeqytet po merrë formë përmes iniciativave të suksesshme të sektorit privat siç e kemi rastin sot.” – deklaroi kryetari Rama.
Në këtë panair kryetari i Kryeqytetit dhe drejtori i shërbimeve publike u takuan me ndërmarrës nga vende të ndryshme të botës, duke shfrytëzuar mundësinë që të ftojnë biznese të ndryshme që të investojnë në Prishtinë në fushën e mobilitetit.
DTV