Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, duket se i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni i njohur, Valon Vataj, bëhet e ditur se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet përmes disa fotografive që kanë ndarë në rrjete sociale.
Ka qenë artistja që ka publikuar një fotosesion të tyre në Instagram, ku shfaqet e veshur si nuse me fustan të bardhë, ndërsa partneri i saj me një kostum të zi.
“Ti i dhe kuptim jetës time”, ka shkruar ajo.
Çifti po ashtu kanë marrë vëmendje me paraqitjen elegante, ndërkohë që morën urime të shumta në pjesën për komente.
Vataj nga ana tjetër ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë.