Qytetarët e quajnë Policinë storie e suksesit, kërkojnë nga Qeveria t’i mbështesë kërkesat e tyre

Në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës qytetarët e kanë quajtur këtë institucion të sigurisë si storie e suksesit. Ata vlerësuan lartë punën e pjesëtarëve të Policisë, teksa kërkuan më shumë mbështetje nga ana e institucioneve.

Në këtë përvjetor, qytetarët panë nga afër pajisjet e njësiteve policore në Sheshin “Ibrahim Rugova”.

Krahas kësaj, disa qytetarë kërkuan që të realizohet çdo kërkesë e tyre.

Qytetari Muhamet Neziri, tha se ndihet i sigurt me praninë e pjesëtarëve të policisë, teksa e konsideron si më të avancuarën në rajon.

“Policia e Kosovës ka arritur rezultate mjaftë, janë ndër më të mirët në rajon të cilët kanë kontribuar shumë. Kanë filluar nga zero e sot janë policia më e avancuar në rajon. Jemi shumë të sigurt sepse jemi dalë pas luftës edhe ka pasur shumë probleme në Kosovës si në veri, mirëpo sa i përket Policisë janë numër një dhe i dëshirojmë sukses në të ardhmen”, tha ai.

E kënaqur me punën e Policisë së Kosovës, u shpreh edhe Dorentina Bujupi, juriste me profesion.

Ajo kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të bëjë më shumë për ta dhe t’u përgjigjet kërkesave që ata i kanë.

“Unë vetë i kam 23 vite po e kuptoj që Policia megjithatë është një organizëm i ri, një institucion shumë i rëndësishëm i Republikës sonë. Jam shumë krenare duke i parë pajisjet duke i parë njerëzit. Ju afrova pajisjeve të ndryshme, storie të policëve nëpër raste të jashtëzakonshmeve, robotëve, qenve e gjithçka tjetër që në fakt për ne si publik nuk ka qenë shumë i hapur që teknologjia e Policisë është kaq e lartë. Sot duke i parë edhe dronët më të ri që ekzistojnë edhe gjithçka tjetër po na bënë me u ndi edhe më të sigurt edhe me krenar për me falënderua Policinë e Kosovës për shërbimin që e kanë bërë për Republikën dhe vazhdojnë me e bë”.

“Sot ekzistojnë disa kushte disa të drejta të cilat nuk po i realizohen nga ana e institucione ndaj Policisë. Kisha pasur dëshirë me e pas mbështetje institucionale nga Qeveria në mënyrë që t’u realizohen të drejtat si shtesat e ndryshme, ndërrimet të natës, etj. Me qenë se ata bëjnë shumë për ne është koha që edhe Qeveria të bëjë për ta”, tha ajo.

Muhamet Rama, një sportist, tha se PK-ja është duke punuar shumë mirë dhe se pa ta nuk ka shtet.

“Policia është shumë e mirë, pa ta nuk ka shtet. Janë duke punuar mirë. Të sigurt jemi me ta, shyqyr se i kemi se e dimë se çka kemi hequr, e ku kemi qenë”, tha ai.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.