Mëngjesin e kësaj të mërkure është rikthyer në funksion ultrazëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadiku,
Ai ka thënë se ky aparat në njësinë e Radiologjisë nuk ka funksionuar për disa ditë për shkak të një defekti.
“Pas disa ditë mosfunksionimi të aparatit te ultrazërit në njësinë e Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të një defekti nga sot në ora 8:00 aparati i ultrazërit është funksionalizuar dhe qytetarët nga mëngjesi i sotëm kanë pas mundësi të marrin shërbimet e ekosonografisë”, ka shkruar Sadiku në Facebook.