/

Avdullah Hoti: Qytetarët duhet ta dinë, dialog me Serbinë më nuk ka, Kurti bëri dëm të madh

Ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur të mërkurën në Pressing të T7 për procesin e dialogut.

Hoti ka thënë se dialog më Serbinë më nuk ka, duke akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit që ka shkaktuar dëm të madh në procesin e dialogut.

Sipas Hotit, prej diskutimeve për njohje reciproke Kosovë-Serbi, tash Kurti është në proces për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në marrëveshjet e arritura më herët.

Ka shtuar se Kurti po detyrohet të gjejë forma që ta kthejë Listën Serben në komunat veriore, duke shtuar se është nonsense Qeveria t’i dërgonte kryetarët me Njësi Speciale e tash t’i shkarkojë ata.

”Ne ia kemi lidhur këmbët vetës në këtë proces dialogut, tash çka po ndodh. Kryeministri aktual dialogun për themelim të Asociacionit në bazë të marrëveshjes së arritur, tash ky detyrohet të gjejë forma sa më shpejtë t’i kthejë në komuna katër kryetarë të Listës Serbe”.

”Nuk ka më dialog as për njohje as për, kjo është dëmi që i është bërë”, ka thënë Hoti.

Po ashtu, ish-kryeministri i Kosovës ka folur për marrëveshjen  e Ohërit, duke thënë se ka një simbolikë edhe në vendin e marrëveshjes.

Kështu ai tha se marrëveshja me Serbinë arrihet në Bruksel ose në Shtëpinë e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.