Artea Brahaj është studentja shqiptare që përfundoi studimet në Harvard dhe ka zgjedhur të shkojë në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.
Fotot e saj që bënë xhiron e rrjetit janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen zyrtare. Krahas tyre ka shkruar se studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare.
“Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.