Punonjësit arsimorë, përfshirë edhe ata që mbajnë pozita udhëheqëse nëpër institucione, shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Policia. Për një rast të tillë tashmë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas denoncimit të një rasti, ku viktimë është drejtori i një shkolle.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për drejtorin e shkollës së mesme të ulët ‘Mazllum Këpuska’, A.P.
Personi i dyshuar për kanosjen ndaj drejtorit të shkollës tashmë është arrestuar dhe ndaj tij pritet të merren veprime ligjore.
Sipas informacioneve të cilat i posedon Sinjali, Prokurori i Shtetit pritet që të shqiptojë masën e ndalimit policor ndaj tij.
Sinjali ka kontaktuar edhe drejtorin e shkollës ‘Mazllum Këpuska’ për të marrë një prononcim lidhur me rastin, mirëpo ai ende nuk ka kthyer përgjigje.