/

Pasi vizitoi kombëtaren e Shqipërisë, Ballist Morina shfaqet para stadiumit “Fortuna Arena”

Ballist Morina i cili u bë i njohur në ndeshjen ndaj Serbisë në tetor të vitit 2014, ndodhet në Çeki për ti dhënë përkrahje kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar futbollistët e Shqipërisë, ndërsa pak para ndeshjes gazetari Artan Hoxha, ka publikuar një fotografi së bashku me morinën para stadiumit “Fortuna Arena” te Prages.

“A e mbani mend kete personazh???!!!

Njeriu i dronit me flamurin e Shqiperise Etnike mbi stadiumin e Beogradit…

Në stadiumin “Fortuna Arena” te Prages,

me Ballist Morinen…

Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyre në Çeki, por zyrtarisht vazhdon te jete në kerkim nga Interpoli, pas urdherarrestit qe vazhdon te mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe.

O sa mire me qene SHQIPTAR…”, ka shkruar Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.