Deliu-Kodra padit Albulena Haxhiun për shpifje: Nuk frikësohemi për ta denoncuar korrupsionin tuaj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Haxhiu.

Deliu ka thënë se tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon.

“As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre”, ka shkruar Deliu – Kodra.

 

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.