Kontrolli i policisë në Zubin Potok: Mësohet arsyeja e aksionit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në Zubin Potok të premten.

Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë kanë kryer kontroll në fabrikën “Lola” në Zubin Potok.

Bastisja ka zgjatur rreth një orë.

Më shumë se 50 pjesëtarë të njësisë speciale hynë brenda godinës së fabrikës.

Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në veri, ka thënë se njësitet policore kanë asistuar një vendim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në objektin e fabrikës, AKP-ja ka varur një njoftim me shkrim ku thuhet se fabrika është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe se hyrja e paautorizuar është e ndaluar.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.